Kanë përfundaur rreth 90 përqind e punimeve në objektin e ri të Qendrës Regjionale për Aftësime Profesionale

Kanë përfundaur rreth 90 përqind e punimeve në objektin e ri të Qendrës Regjionale për Aftësime Profesionale në Gjakovë dhe i njejti pritet të lëshohet në funksion brenda një periudhë të shkurtë. Sipas menaxhmentit të këtij institucioni, objekti i ri i cili është mbi 2 mijë metra katrorë, ka hapësira të mjaftueshme dhe është mjaft modern, me standartet më të larta evropiane.
E pas funksionalizimit të objektit të ri, pritet që të rritet edhe numri i kurseve për tajnim e gjithashtu pritet të rritet edhe numri i trajnerëve. Sipas Shaban Lahës, menaxher i kësaj qendre, profesionet e reja pritet të jenë auto-elektrika dhe auto-mekanika, pastaj në fushën e hotelerisë, profesionet e kuzhinierit, kamarierit dhe banakierit, në fushën e agrokulturës, profesionet e përpunimit të qumshtit dhe përpunimit të pemëve e perimeve, si dhe profesionet tjera si floktaria, rrobaqepësia dhe dizajnet në robaqepësi, hidro-instalimet dhe ngrohja qëndrore e të tjera.
Menaxheri Laha ka garantuar se për të gjitha këto por edhe për kurse tjera që pritet të hapen në të ardhmen, objekti i ri ofron hapësirë të majftueshme ndërsa stafi i qendrës garanton cilësi maskimale. Ndryshe, objekti i ri i kësaj qendre është investuar nga ministrai e Punës dhe Mirëqenjes Sociale e cila ka ndarë 500 mijë euro për ndërtimin e tij, ndërsa komuna e Gjakovës e ka ndarë truallin.










