.
Published On: Fri, Jun 12th, 2015

Qeveria komunale në Gjakovë, ka miratuar kërkesën për ndërtimin e lapidarit në varrezat e dëshmorëve në fshatin Ponoshec

Share This
Tags

deshmoret

Qeveria komunale në Gjakovë, ka miratuar kërkesën e Drejtorisë komunale për Shërbime Publike për ndërtimin e lapidarit në varrezat e dëshmorëve në fshatin Ponoshec në rajonin e Rekës së Keqe.

Shkumbin Kastrati, drejtor ka thënë se bëhet fjalë për një kërkesë të kamotshme të  banorëve të kësaj ane, ndërkohë që është në proces faza e prokurimit, pas të cilës gjë do të zgjidhet operatori ekonomik.

Mjetet janë të siguruara nga linja për bashkëfinancim e Drejtorisë komunale për Buxhet dhe Financa, dhe kapin vleren prej 12 mijë e 200 euro, kurse ndërtimi i këtij lapidari do të përfundoi gjatë këtij viti.