.
Published On: Sat, Jun 13th, 2015

Policia e Kosovës kanë konfiskuar 42 rrënjë Kanabis Sativa në Gjakovë

Share This
Tags

KanabisPolicia e Kosovës, Stacioni në Gjakovë ka konfiskuar 42 rrënjë Kanabis Sativa, bimë nga e cila prodhohet droga e njohur me emrin Marihuana. Kjo sasi e drogës është konfiskuar dje pasdite në një lokacion në qytetin e Gjakovës, lokacion të cilin policia megjithatë nuk ka pranuar ta bëj publik.

Sipas policisë, rasti është duke u hetuar në mënyrë intensive, ndërsa deri me tani nuk është raportuar për ndonjë të arrestuar.

Ndryshe, vetëm pak ditë më parë nga reparti psikiatrik në Spitalin “Isa Grezda”, është dhënë alarmi se Gjakova është duke prirë dukshëm me numrin e përdoruesve të drogës në krahasim me komunat tjera të Kosovës. Sipas zyrtarëve të këtij spitali, në mesin e përdoruesve ka edhe fëmijë të mitur të moshës 13 vjeçare .