Është bërë promovimi i librit me titull “Tradita muzikore në Gjakovë, të autorit Behar Arllati

Në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi” në Gjakovë sot është bërë promovimi i librit me titull “Tradita muzikore në Gjakovë, të autorit Behar Arllati. Në solemnitetin e organizuar me këtë rast, për veçorit dhe brendinë e këtij libri foli recenzenti, Meriton Ferizi, i cili tha se bëhet fjalë për një prezantim tërësisht të ri të traditës muzikore gjakovare, përfshirë këtu edhe ndikimin e kulturës muzikore të krijuar në Shqipëri
Studiuesi muzikor Ramazan Qeka nga Shkodra, foli për ndikimin e patriotizmit muzikor të autorit në librin “Tradita Muzikore në Gjakovë”, ndërkohë që vet autori Behar Arllati, tha se libri është fryt i një pune 25 vjeçare, ndërkohë që në te është prezantuar një përqindje e vogël e asaj që ka mbledhur gjatë një çerek shekulli
Në ceremoninë e promovimit solemn të librit me titull “Tradita muzikore në Gjakovë”, të autorit Behar Arllati kanë folë edhe krijues dhe këngëtar të njohur të këngës shqipe të cilët kanë vlerësuar lartë kontributin e autorit në ruajtjen e një pjese të rëndësishme të trashëgimisë muzikore shqipe.










