.
Published On: Mon, Jun 15th, 2015

Gjakova ka kremtuar Ditën e Çlirimit, e cila ka nisur me homazhe dhe vënje të kurorave me lule në varrezat e dëshmorëve.

Share This
Tags

homazhe

Gjakova  ka kremtuar Ditën e Çlirimit, e cila ka nisur me homazhe dhe vënje të kurorave me lule në varrezat e dëshmorëve. U vlerësua se 14 qershori është ditë shumë e rëndësishme për komunën e Gjakovës, pasi ka nisur një epokë e re që është kurorëzuar si aspiratë e popullit shqiptar. Është një ditë që na kujton për angazhimin që duhet bërë për një jetë më të mirë dhe çdoherë  me suksese për ndërtimin dhe zhvillimin e shtetit të Kosovës.

14 Qershori, është shënuar me përurimin e veprave  të rëndësishme që ngrisin mirëqenien dhe përmirësojnë kushtet jetësore të qytetarëve të Gjakovës, me veprimtari kulturore e sportive dhe me koncertin Festiv. Fillimisht, kryetarja e komunës Mimoza Kusari-Lila, së bashku me anëtarët e qeverisë komunale dhe banorët e këtyre zonave , ka përuruar rrugën “Halit Asallani”, për të cilën komuna ka investuar mbi 30 mijë euro.

rruga 1

Një tjetër vepër me rëndësi që është përuruar në 16 vjetorin e çlirimit të Gjakovës është  ndërtimi i  aksit të rrjetit energjetik përgjatë rrugës Trakaniq-Novosellë e ulët. Në bashkë financim, Komuna e Gjakovës me KEDS-i, kanë realizuar ndërtimin e rrjetit të ri elektrik në gjatësi prej 3 kilometra, që do të furnizoj me energji elektrike 600 familje të fshatrave të kësaj ane. Një aset tjetër që është përuruar dje, është edhe fusha e futbollit të madh e ndërtuar në afërsi në Pallatit të Sportiti  “Shani Nushi”. Për këtë vepër Komisioni  Evropian ka investuar 600 mijë euro.

sporti