Në Gjakovë shënohet java Egjiptiane

Qendra e Kosovës për Zhvillim dhe Integrim multi-kulturor në bashkpunim me Komunën e Gjakovës dhe Ministrinë e kuklturës si dhe Institucionet tjera kulturore në kuadër të Festimit të 24 Qershorit-Ditës Ndërkombetare të Ballkano-Egjiptianeve do të organizoj disa aktivitete Promovuese kulturo-artistike në Gjakovë.
Aktivitetet fillojnë me Panairin e Artizanateve me temë “Duart e Arta”, ku krahas të rriturve, pjesëmarrës në këtë panair do të jenë edhe fëmijët me punimet e tyre Artistike me temen “Art përmes riciklimit të mbeturinave”.
Hapja e panairit për vizitor bëhet nesër në Foajenë e Pallatit i Kultures ”Asim Vokshi” në Gjakovë në orën 13, ndërkaq ceremonia zyrtare e tij do të bëhet në orën 20.
Të njejtën orë në mbrëmje në Qender të qytetit në Gjakovë, mbahet koncert i hapur me artistë nga Shqiperia, përkatësisht nga grupi “April Band”–Folk Jazz.
Mysafirë të mbrëmjes artisike do të jenë këngëtari njohur Edi Ermeni, Grupi i valleve, Grupi i Korit, kuarteti i të rinjëve si dhe Orkestra e Shkolles se Muzikes në Gjakovë.










