Është mbajtur takimi i Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi

Në Kuvendin Komunal të Gjakovës sot është mbajtur takimi i Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi. Një raport për gjëndjën e sigurisë në komunën e Gjakovës e ka prezentuar komandanti i Stacionit të Policisë në Gjakovë, kapiten Kristë Gjokaj.
Ai me këte rast ka vequar faktin se gjatë periudhës janar-maj të këtij viti, në teritorin e komunës së Gjakovës, përfshirë këtu edhe 26 aksidente me lëndime, kanë ndodhur gjithsejt 536 vepra penale që krahasuar me të njejtën periudhë të vitit të kaluar, kur kishin ndodhur 654 vepra penale, numri i veprave të paraqitura është për 18 përqind më i vogël
Komandanti i stacionit të policies në Gjakovë, Gjokaj ka njohtuar edhe për situatën në trafik me ç’rast ka potencuar numrin e vogël të zyrtarëve policor në këte sektor:
Në takimin e sotëm të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi në Gjakovë është miratuar draft plani vjetor i punës së Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi për vitin 2015, ndërkohë që është bërë fjalë për përgaditjët për pritjën e bashkëatdhetarëve tanë. Pos kësaj në këte mbledhje është shqyrtuar edhe situata në prag të fillimit të fushatës së korrje-shirjeve në komunën e Gjakovës.










