Është funksionalizuar sistemi i pritjes digjitale për pajisje me dokumente

Duke filluar nga data e sotme do të funksionalizohet sistemi i pritjes digjitale për pajisje me dokumente për qytetarët në komunën e Gjakovës.
Me këtë sistem mundësohen shërbimet e gjendjes civile duke e përdorur numrin digjital, ku çdo qytetar do të pajiset me numër rendor dhe do të ketë mundësinë të shikoj mesataren e pritjes për shërbimin e kërkuar.
Secili qytetar duhet të pajiset me numër digjital tek aparati i vendosur në hyrje të objektit të Komunës së Gjakovës, ku fillimisht një zyrtar i komunës tu ofrojë shërbime të tilla për të ju lehtësuar shërbimet.
Me realizimin e këtij sistemi Komuna e Gjakovës do të rrisë efikasitetin, transparencën dhe cilësinë në punë për shërbimet ofruara.
Gjithashtu me këtë sistem do të mundësohet nxjerrja e analizës dhe e raportit për shërbimet e ofruara nga zyrtarët komunal, si dhe do të bëjë matjen e performancës së zyrtarëve në shërbimet që u ofrohen qytetarëve.










