Pengesa të mëdha për funksionalizimin e Aeroportit të Gjakovës

Foto ilostruese
Funksionalizimi i Aeroportit të Gjakovës po vazhdon të hasë në shumë pengesa dhe kundërshtime nga institucione dhe individë të ndryshëm, kryesisht jashtë Gjakovës.
Krahas pengesave, konkretisht zhvarritjes institucionale që po ja bën qeveria e Kosovës, edhe ekspertë të ekonomisë dhe të aviacionit kanë dalur kundër idesë që Gjakova të ketë aerporti të vetin. Ibrahim Rexhepi, ekspert i ekonomisë, ka thënë se Kosova nuk ka nevojë edhe për një aeroport të dytë.
Sipas tij, funskionalizimi i Aeroportit të Gjakovës do ta dëmtonte rëndë afarizmin e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtiëns dhe logjika e haspjes së një biznesi të ri për ta dëmtuar një biznes ekzistues është llogjikë e gabuar.
Edhe eksperti i aviacionit Valbon Sejdiu ka thënë se Aerporti i Gjakovës nuk mund të funksionalizohet si i pavarur, por e vetmja zgjidhje është që i njejti t’i ipet në koncesion kompanisë që e menagjon aeroportin e Prishtinës, në menyrë që të njejtin ta përdorë si aeroport rezervë dhe për fluturime kargo. Por, të gjitha këto arsyetime janë të pa baza për zyrtarët komunal.
Kryetarja e komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari–Lila, në të gjitha rastet kur ka folur për aeroportin e Gjakovës ka thënë se ajo dhe komuna do të institojnë deri në pafundësi që ky asset me mjaft rëndësi të funksinalizohet, si njëra ndër të paktat mundësi për zhvillimin ekonomik të komunës sonë.