Rriten masat e sigurisë edhe në Gjakovë
Paralajmërimet për ndonjë sulm eventual terrorist në Kosovë, e kanë ngritur nivelin e gadishmërisë edhe në Gjakovë. Ka disa ditë që në qytetin tonë pjestarët e policisë janë më aktiv me patrullimet e tyre, ndërsa edhe niveli i sigurisë është dukshëm më i madh.
Shumica prej tyre janë paisur me jelekë antiplumb, ndërsa edhe qasja në ambientet e Drejtorisë Rajonale të Policisë dhe në Stacionin Policor është bërë dukshëm më e vështirësuar.
Secili individ që futet në këto ambientet, pararpakisht kontrollohet deri në detale me detektor të metaleve, ndrësa hyrja e makinave si edhe në të kalaurën nuk është fare e lejueshme.
Zyrtarët policor nuk kanë mundur të flasin për këto zhvillime, por jo zyrtarisht mësohet se ky është një mobilizim i tërë forcave policore anë e kënd Kosovës, pasi ditë më parë pati paralajmërime nga rrjetet intelegjente se Kosova dhe vendet tjera të ballkanit mund të jenë cak i sulmeve terroriste.










