.
Published On: Tue, Jul 7th, 2015

Mjekët apelojnë tek qytetarët të ken kujdes në ditët me temperatura të larta

Share This
Tags

spital-shtrat

Gjate sezonit te veres dhe ditët me vapë, numri i atyre qe kerkojnë ndihme mjekesore, kryesisht ne emergjence, rritet dukshëm, është shprehur për Radio Gjakovën, dr. Jeton Vorfi. Ai ka sugjeruar që prej ores 10 deri ne 17, të qendrojm sa me larg ekspozimit të diellit ne veqanti fëmijët, personat e moshuar dhe ata me semundje kronike.

Gjatë ditëve me vapë, preferohet marrja e sa me shume e lengjeve, dhe mundesisht të evitohen te gjitha pijet alkoholike dhe te gjitha ato te cilat kanë koncentrim të madh të kofeines dhe sheqerit sepse mund te dehidrojn trupin dhe te shkaktojnë humbje te lengjeve qe mund te jete fatale per personat e moshuar dhe femijët e vegjël.

Kurse ushqimi, ka shtuar dr. Vorfi, preferohet i pasur me vitamina që ndodhen ne peme e perime te freskta dhe ai të bëhet në shujta te shpeshta por ne sasi te vogla me koncentrim minimal te proteinave dhe yndyrnave.

Per ate te cilet vendosin te kalojn kohen neper pishina preferohet perdorimi i kremave me faktore te lart mbrojtes. Ndërkaq, për personat që Goditen nga dielli, dr. Vorfi ka thënë se ajo vërehet menjëherë ose pak kohë pas qëndrimit në diell, me shenjat siq janë: dhembje koke shumë e fortë, të vjella, humbja e ndjenjave, të dridhura e tjera.

E kjo fillimisht mund të trajtohet me kompresa të ftohta në ballë dhe kyçe dhe pushim absolut në vend të freskët, ka sugjeruar dr. Jeton Vorfi.