Rruga që lidhë Dolin–Kusarin–Godenin dhe Dobrunën ende në fazën fillestare

Edhepse ka kaluar tashmë një vjetë qysh kur komuna e Gjakovës ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me ministrinë e Infrastrukturës nga qeveria e kalur e Kosovës, për ndërtimin e rrugës Dol–Kusar–Goden- Dobrunë, por punimet për ndërtimin e kësaj rruge ndodhën në fazën e saj fillestare.
Si jemi informuar nga Mustaf Krasniqi nga Ministrinë Infrakturës, aktualisht është duke u punuar faza e pare e këtij projekti përkatësisht asfalitimi i rrugës Dol-Kusar në gjatësi prej rreth 5 kilometra, për të cilën Ministria e Insfrastrukturës ka investuar 480 mijë euro.
Sipas Krasniqit për ndërtimin e kësaj rruge është angazhuar kompania Koneks nga Prizreni e cila aktualisht është duke e bërë gërmimin dhe mbushjën e bazës së rrugës.
Punimet kanë filluar tash e një muaj më parë ndërkohë që sipas kontratës dinamika e realizimit të këtij aksi rrugor është 16o ditë pune, ndërkohë që kryesi i punimeve është zotuar se asfalitimi e aksit rrugor Dol – Kusar do ta përfundon në muajin nëntor.
Sa i përket ndërtimit të tërësishëm të rrugës Dol –Kusar-Goden- Dobrunë në gjatësi prej rreth 11 kilometra, zyrtari i Ministrisë së Infrastrukturës Krasniqi, një gjë e till pritet të filloi vitin e ardhëshëm meqë, ndër të tjera, një gjë e till është e ndërlidhur edhe me sigurimin e mjeteve përkatëse.
Ndryshe ndërtimi i kësaj rruge të zones kufitare me Shqipërinë, përfundimisht do të nxjerrë nga izolimi banorët e fshatit Goden, por mbi të gjitha do ta kthejë këtë fshat në një zonë të lakmueshme turistike.
Përpos ndikimit në rikthimin e jetës në fshatin Goden, kjo rrugë do të kthehet në një pikë të frekuentuar të vendkalimit kufitar me Shqipërinë, që tashmë funksionon në sezone të caktuara si dhe do të mundësojë krijimin e një pike pitoreske për projektin e përbashkët të Alpeve shqiptare.










