Banorët e rrugës “Lekë Dukagjini” në Gjakovë, jane ne hall nga mungesa e kanalizimit

Foto ilostruese
Banorët e rrugës “Lekë Dukagjini” në Gjakovë po vazhdojnë të vuajn nga mungesa e rrjetit të kanalizimit në lagjen e tyre.
Problemet e tyre janë rënduar veçanërisht në këto ditë të nxehta vere, si pasojë e së cilave jetesa në këtë rrugë është bërë e padurueshme.
Krahas kundërmimit të keq, banorët me të drejtë po i druhen edhe ndonjë epidemie. Ata thonë se vazhdimisht po bëjnë kërkesa e ankesa në komunë, por deri me tani asnjë zgjidhje nuk është bërë për problemin e tyre.
Të dëshpëruar deri në maksimum, banorët kanë thënë se zgjidhja e vetme mbetet protesta.
Nga ana tjetër, në komunë thonë se zgjidhja e këtij problemi është e parpararë me kornizen Afatmesme Buxhetore.
Ali Tafarshiku, këshilltar i kryetares së komunës, ka thënë se rrjeti i kanalizimit në këtë lagje do të bëhet sipas planifikimit në vitin 2016 dhe nuk mund të bëhet më herët për shkak të vështirësive financiare, tashmë të njohura të komunës.










