Varferia në rritje e sipër në qytetin e Gjakovës
Varfëria në komunën e Gjakovës, si edhe në tërë komunat tjera të Kosovës po vazhdon të rritet çdo ditë e më tepër. Këtë e konfirmojnë edhe instiucionet dhe organizatat që merren me këtë shtresë të njerëzve.
Dushe Lama nga Kryqi i Kuq komunal ka thënë për radion tonë se listat e nevojtarëve që po paraqiten në këtë institucion po shtohet çdo ditë e më tepër, ndërsa listat e dhuruesve po pakësohen.
Por, sipas saj, ndonjë herë ka raste kur paraqiten donatorët dhe ajo që ata ofrojnë është një ndihmë e madhe për nevojtarët
Nga ana tjetër, në qendrën për punë Sociale, thonë se numri i familjeve që kanë gëzuar asistencë sociale gjatë muajit qershor është 1 mijë e 89 familje me 4 mijë e 529 anëtarë.
Sipas tyre, kërkesa për ndihmë sociale po vazhdon të rriet çdo ditë e më tepër, ndërsa gjithashtu po ashpërsohen edhe kriteret për ta përfituar këtë ndihmë.










