Me 28 dhe 29 korrik në Gjakovë do të organizohet Konferenca e Parë e Investitorëve

Në këto Konferenca do të prezantohen projekte në infrastrukturë, si projekti i menaxhimit të mbeturinave, ndriçimit publik, parkingjeve, shkëmbimin e ideve në biznes në mes të bizneseve lokale dhe investitorëve, etj. Një gjë e till është bërë e ditur në takimin e djeshëm të Qeverisë komunale.
Kryeqeveritarja e komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se projektet do të prezentohën para investitorëve, përkatësisht kompanive të interesuara për projekte në nivelin komunal, ndërkohë që në këte konferencë do të bëhët fjalë edhe për klimën e biznesit në komunën e Gjakovës.
Sipas Kusari-Lilës komuna do të jetë e hapur edhe për projekte në kuadër të partneritetit publiko-privat, ndërmjet komunës së Gjakovës dhe individëve apo kompanive private, ndërkohë që konferenca do të ketë disa objektiva
Pos kësaj e para e komunës së Gjakovës, ka thënë se para investitorëve do të prezentohën sektorët me potencial si dhe projektet për të cilat tashmë është filluar të punohet
Ndërkohë Kusari-Lila ka vequar disa projekte madhore me interesë për komunën e Gjakovës Organizimin e kësaj konference do ta bënë Drejtoria Komunale për Zhvillim Ekonomik në Gjakovë, e cila ka siguruar edhe mbështetje nga organizatat e ndryshme, si organizata ndërkombëtare për migrim IOM e të tjera.










