.
Published On: Mon, Jul 13th, 2015

300 kërkesa për strehim i kanë bërë qytetarët në komunën e Gjakovës

Share This
Tags

komuna-gjkKa shkuar në 300 numri i kërkesave për strehim që qytetarët i kanë bërë në komunën e Gjakovës. Prej tyre, rreth 30 janë raste ekstremisht të rënda, të cilat kërkojnë trajtim urgjent. Këto inforamcione i ka bërë të ditura Ali Tafarshiku, udhëheqës i komisionit komunal për identifikimin e pronës komunale.

Ai ka shtuar se numri i familjeve nevojtare për strehim është i madh, ndërsa mundësitë e komunës që tu ndihmojnë atyre janë tejet të vogla. Megjithatë, Tafarshiku ka bërë të ditur se deri me tani janë rreth 30 raste të zgjidhura, të cilëve ose u dhënë në shfrytëzim ndonjë pronë komunale ose u paguhet qeraja nga komuna.

Tafarshiku gjithashtu ka njoftuar se komuna është duke e punuar strategjinë e banimit 2015–2017, e cila do të ndikojë në përmisimin e situatës. Pjesë e kësaj strategjie është edhe ndërtimi i dy objekteve të banimit social, të cialt do të ndikojnë shumë në zbutjen e numrit të të pastrehëve.