.
Published On: Tue, Jul 14th, 2015

Partia e Drejtësisë shtron iftar për besimtarët

Share This
Tags

Iftar

Në kuadër të muajit të madhërishëm të Ramazanit, Partia e Drejtësisë – dega në Gjakovë, mbrëmë  ka shtruar iftarë për anëtarët e këtij subjekti politikë dhe mysafirët të shumtë.

Mirëserdhje të pranishmive ju ka dëshiruar kryetari i degës, Bahri Bokshi, ndërkohë që profesor Fetih Mediu, përkthyesi i i parë i Kuranit në gjuhën shqipe në  Kosovë, ka dhuruar kopje të ribotimit të tretë të Kuranit.

Një mesazh për të gjithë besimtarët në muajin e shenjët të Ramazanit dhe në prag të festës së Bajramit, të pranishmive ju ka përcjellë kryetari i Partisë së Drejtësisë në Kosovë, Ferid Agani.