.
Published On: Tue, Jul 14th, 2015

Edhe gjakovarët kërkojnë përshpejtimn e procesit të vizave

Share This
Tags

moldavis-euml-t-euml-enjten-i-hiqen-vizat-nga-be-ja_hdSi në tërë Kosovën, edhe në kopmunën e Gjakovës sot filloi nënshkrimi i peticionit nëpërmjet të cilit qytetarët e Kosovës i drejtohen autoriteteve të Bashkimit Evropian dhe Qeverisë së Kosovës për përshpejtimin e procesit të liberalizimit të vizave.

Mbledhja e nënshkrimeve do të zgjatë dy javë dhe organizatat partnere të kësaj fushate ditët e para do të jenë me nga dy pika të vendosjes për mbledhje të nënshkrimeve në secilën nga shtatë komunat e mëdha.

Në komunën tonë për mbledhjen e nënshkrimeve dhe mbarëvajtjen e peticionit do të përkujdeset Organizata Joqeveritare “She-ra”, e cila ka vendosur dy pika për nënshkrimin e këtij peticioni.

Njëra pikë do të jetë tek shetitorja në parkun e qytetit, ndërsa tjera para objektit të komunës, me mundësi të lëvizjes edhe në pjesen e vjetër të qytetit.