.
Published On: Wed, Jul 15th, 2015

Është shqyrtuar themelimi i njësisë për Menaxhimin e “Çarshisë së Madhe

Share This
Tags

gjakova-tourist-office-02Komiteti për Politikë dhe Financa në mbledhjen e gjashtë për këtë vit, ka shqyrtuar edhe qështjën  e  themelimit të Njësisë për Menaxhimin e  “Çarshisë së Madhe”.  Lidhur me këte Silvana Domi, drejtoreshë  e Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik ka thënë se kjo njësi do të jetë një strukturë e veqantë e cila do të kujdesët për Qarrshinë në baza ditore.

Ajo ta ketë këshillin e vetë, në të cilin do të gjendën përfaqësues të qarrshis ku do të përfshihen jo vetëm banorët e kësaj pjese të qytetit por edhe zanatlinjtë që veprojnë dhe punojnë aty.

Lidhur me këte Ilhami Shala, nga Lidhja Demokratike e Kosovës në Gjakovës, ka thënë se duhet patur kujdes që Qarrshia e Madhe të jetë në funksion të ruajtjes dhe kultivimit të vlerave të mirëfillta të trashëgimisë kulturore dhe historike.

Në anën tjetër, Dervish Tahiri, nga radhët e AAK-së në Gjakovë, ka shprehur skepticizimin e tij kur është fjala tek menagjimi i Qarrshisë nga ana e organizatës Trashigima Kulturore Pa Kufi.

Mirëpo kryesuesi i Komitetit për Politikë dhe Financa, Luan Gola, në fjalën e tij ka bërë të ditur se nuk do të jetë Organizata Trashigimia Kulturore Pa Kufi.

Ndryshe Gola,  është shprehur i pakënaqur me degradimin që i është bërë kësaj çarshie, duke  apeluar që të veprohet pamëshirshëm ndaj atyre që shkelin ligjin si dhe për menaxhimin e mirëfilltë të ketë një program adekuat.