.
Published On: Thu, Jul 16th, 2015

Së shpejt do të jepen në shfrytëzim parkingjet publike në qytet

Share This
Tags

gjakova-rrethi-kazermaPas rifunkcionalizimit të sektorit të trafikut në Kuvendin Komunal të Gjakovës, drejtoria e Shërbimeve Publike në bashkëpunim me Drejtorinë për Punë Inspektuese tashmë ka identifikuar të gjitha hapsirave të parkingjeve të cilave ju ka skaduar kontrata si dhe ato parkingje të cilat anjëher nuk kanë poseduar me një dokument të tillë për ushtrimin e veprimtarisë, ndërkohë që në mënyrë të kundërligjshme taksojnë qytetarët për parkim të automjeteve.

Si jemi njohtuar nga Shkumbin Kastrati, drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, dhënja në shfrytzim e parkingjeve do të prezentohët në Konferencën e Investitorëve e cila do të mbahët këte muaj në  Gjakovë, ndërkohë që qëllimi i komunës është aplikimi i metodave bashkëkohore-elektronike e shfrytzimit të parkingjeve. Në anën tjetër komuna është e angazhuar që pagesa për parkimimin e automjeteve të jetë sa më e vogël.