.
Published On: Mon, Jul 20th, 2015

Për planin urbanistik në lagjen Brekoc

Share This
Tags

gjakova-rrethi-kazermaPlanin urbanistik në lagjen Brekoc dhe gjendja e komuniteteve në atë lagje- ka qenë temë diskutimi në mbledhjen e fundit të Komitetit për Komunitete në Kuvendin Komunal të Gjakovës.Përfaqësuesi i kësaj lagje, Zenel Hajdari, gjëndjën aktuale në këte pjesë të qytetit e ka paraqitur të vështirë, nisur nga fakti se banorët kanë investuar në ndërtimin e objekteve të banimit ndërkohë që ata nuk mundë të pajisen me leje përkatëse.

Në anën tjetër, përfaqësuesi i Zyrës për Komunitete dhe Kthim në Kuvendin Komunal të Gjakovë, Bashkim Kurti, ka thenë se banorët e lagjës Brekoc me kohë janë informuar që të mos bëjnë ndërtime të cilat nuk korespondojnë me ligjin përkatës.

Kryeurbanisti i komunës, Gjelal Hoxha ka thenë se bëhët fjalë për sipërfaqe prej 0.27 hektar për të cilen ekziston projekti përkatës i hartuar në vitin 2006 dhe e cila sipëprfaqe nuk është trajtuar lipas ligjit ndërtimor. Karakteristikë në këte pjesë të qytetit janë ndërtimet pa leje për të cilin banorët nuk posedojnë asnjë dokument valid.

Sipas Hoxhës prona ku janë bërë një pjesë e madhe e ndërtimeve në lagjën Brekoc të komunës së Gjakovës, ku kryesisht jetojnë banorë të komuniteteve rom, egjiptas dhe ashkali, janë ndërtime pa leje të cilat absolutisht nuk kanë të bëjnë me zgjidhje përkatëse urbanistike.