.
Published On: Sat, Jul 25th, 2015

Zjarret, situatë e qetë në komunën e Gjakovës

Share This
Tags

zjarrfiksat-gjkQë nga fillimi i vitit e deri më 25 korrik, zjarrfikësit në Gjakovë kanë intervenuar në 170 raste të shuarjes së zjarrit. Pashtrik Xërxa, komandant i kësaj njësie, për Radio Gjakovën ka thenë se përkundër vapës tropikale, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, por edhe krahasuar me komunat tjera të Kosovës, numri i zjarrëve këtë vit në komunën e Gjakovës është më i vogël.

Kur është fjala tek rezultatet e arrritura gjatë intervenimeve, Xërxa ka nxjerr në pah vjetërësinë e automjeteve me të cilat disponon kjo njësi, mirëpo falë profesionalizimit të lartë të pjesëtarëve është arritur që me sukses të luftohen vatrat e shumta të zjarrit.

Në anën tjetër, drejtori i drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Ndue Muqaj, ka falënderuar qytetarët për kujdesin e treguar deri më tani, ndërsa ka uruar që të ketë një bashkëpunim të tillë edhe në të ardhmen.

Ndërkohë, sipas parashikimeve temperaturat e larta do të vazhdojnë në komunën e Gjakovës edhe gjatë ditëve në vazhdim, prandaj kërkohet një kujdes më i shtuar nga të gjithë qytetarët, pasi edhe një cigare e hedhur mund të shkaktojë një vatër të madhe zjarri që mund të përfundojë me pasoja të mëdha.