.
Published On: Fri, Jul 24th, 2015

Gjashtëmujori i parë i vitit, Komuna ul shpenzimet

Share This
Tags

bordi-drejt-2015U mbajt mbledhja e radhës e Bordit të Drejtorëve në të cilën janë shqyrtuar shtatë pika të rendit të ditës që kishin të bënin me tema të ndryshme nga ato sociale, ekonomike dhe financiare.

Një theks i veçantë në këtë mbledhje ka qenë informata financiare nga drejtori Teki Shala për periudhën janar-qershor 2015, ku janë prezantuar të hyrat dhe shpenzimet e komunës, si dhe krahasimet me vitin paraprak.

Edhe për këtë gjashtëmujor komuna ka arritur të ul shpenzimet komunale për mallra dhe shërbime, gjegjësisht shpenzimet e furnizimit të zyrës janë ulur në 56%, karburantet për automjete janë ulur në 16.08%, mirëmbajtja e automjeteve në 6% dhe shpenzimet për dreka zyrtare janë ulur në 14%.

Në këtë mbledhje është formuar komisioni për të gjeturat e auditorit i cili do të asistojë në punën e njësisë për auditim të brendshëm në Komunën e Gjakovës. Ky komision do të kryesohet nga Kusari-Lila, Teki Shala, Gani Rama, Basri Komoni, Bekim Ermeni si dhe përfaqësues nga administrata komunale.

Po ashtu, është miratuar kërkesa nga DSHMS-ja për emërimin e komisionit për përzgjedhjen e individëve/familjeve në raste të rënda sociale, nga komuniteti RAE për ndërtimin e disa shtëpive nga projekti i Ministrisë Punës dhe Mirëqenies për vitin 2016.