Drejtorinë komunale për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural të Gjakovës ndanë 202 mijë euro
Në kuadër të përpjekjeve për të stimuluar angazhimin më të madhë në fushën e bujqësisë, fushë kjo e cila sipas të gjitha vlerësimeve paraprake, përfshirë këtu edhe ekspertët ndërkombëtarë, paraqet njërin nga resurset më të mëdha që ka Kosova, bazuar në Kornizën Afatemesme Buxhetore të komunës së Gjakovës, gjatë viteve në vazhdim parashihën me shumë investime sidomos kur është fjala tek investimet kapitale. Kështu gjatë vitit të ardhëshëm 2016, për investime kapitale në Drejtorinë komunale për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural të Gjakovës, është paraparë një shumë në vlerë prej 202 mijë euro.
Në anën tjetër një vit më vonë, përkatësisht në vitin 2017, shuma investive për projekte kapitale në lëminë e bujqësisë në komunën tonë do të jetë 380 mijë euro, që paraqet një rritje me vitin paraprak në masë rreth 88 përqind. E gjithë kjo flet për përkushimin e Qeverisë së Kosovës për të zhvilluar bujëqësinë lëmi kjo e cila është përcaktuar sin jë prioritet për vendin tone.










