.
Published On: Wed, Aug 5th, 2015

Nga temperaturat e larta janë tharë disa dhjetra pisha në Rrugen e ‘UÇK’ dhe ajo ‘Tirana’

Share This
Tags

gjakova-rrethi-kazermaDisa dhjetra pemë të llojit pishë, të mbjellura kohë më parë në rrugën “Tirana” dhe në rrugën “UÇK”, tashmë janë tharë dhe janë shkatërruar në tërësi. Që kjo të ndodhë janë dashur vetëm pak ditë me temperatura të larta dhe pak neglizhencë nga dora e njeriut në mos ujitjen e tyre të rregullt.

Sipas ekspertëve të pemtarisë, këto pemë pothuasje janë shkatërruar dhe të njejtet mbetet që të largohen dhe të zëvendësohen me të reja. Nga ana tjetër, qytetarët thonë se është mëkat që kjo ka ndodhur për faktin se mbjellja e pemëve të reja do t’i kushtojë buxhetit edhe ashtu mjaft të rënduar të komunës.

Por, për këtë që ka ndodhur, zyrtarët komunal kanë thënë se ka ndodhur për faktin se gjatë këtyre ditëve ka pasur një zbrazëti kohore për faktin se kompania “Çabrati” e kishte pëfunduar kontratën për mirëmbajtjen e gjelbrimit, ndërsa kompania e re e përzgjedhur ende nuk kishte filluar punë. Megjithatë, jozyrtarisht zyrtarët komunal e kanë fajsuar kompaninë “Çabrati”, pasi sipas tyre kjo kompani ka mundur ta bëj uitjen e këtyre pemëve deri në fillimin e punimeve nga kompania e re.