.
Published On: Thu, Aug 6th, 2015

Dy aksidente të rënda kanë ndodhur pasditen e djeshme në qytetit e Gjakovës

Share This
Tags
Fotot ilostruese

Foto ilostruese

Dy aksidente të rënda kanë ndodhur vetëm pasditen e djeshme në qytetit e Gjakovës, duke dëshmuar kështu që ditëve të fundit situata në komunikacion është rënduar dukshëm ndërsa siguria në trafik është në suaza minimale. Siç ka njoftuar Kristë Gjokaj, komandant i Stacionit Policor të Gjakovës, në një aksident të ndodhur në afërsi të fshatit Slloven, në magjistralen Gjakovë-Prizren ka humbur jetën një këmbësor rreth moshës 70 vjeqar, ndërsa në aksidentin e dytë të ndodhur në rrugën “Tirana” është goditur me makinë kënbësori tjetër i moshës 10 vjeqare. Sipas komanddantit Gjokaj, fëmiu i aksidentuar është dërguar me urgjencë në QKUK në Prishtinë ndërsa tani gjendja e tij shëndetsore është përmisuar dhe është stabile. Komandanti Gjokaj ka apeluar tek shoferët, në veçanti tek bashkëatdhetarët që këto ditë po qëndrojnë për pushime në vendlindje që të jenë më të kujdeshshëm në trafik, në menyrë që të mos kemi shumë aksidente të këtij lloji.