.
Published On: Thu, Aug 6th, 2015

Universiteti i Gjakovës ka zgjedhur dekanët e 3 fakulteteve të Universitetit

Share This
Tags

univers-gjk-fehmi-aganiUniversiteti i Gjakovës, gjegjësisht senati i këtij institucioni arsimor ka zgjedhur dekanët e 3 fakulteteve të Universitetit. Ndonëse emrat e fituesve ende nuk janë zyrtarizuar, burime tona brenda këtij isntitucioni kanë bërë të ditur se në postin e dekanit të Fakultetit Filologjik është rizgjedhur Kamber Kamberi, dekan i Fakultetit të Mjeksisë doktor Ali Ijazi dhe dekan i Fakultetit të Edukimit është zgjedhur prorektori i deritanishëm Ilir Kelmendi.

Ne kemi tentuar që emrat e dekanëve të rinjë t’i konfirmojmë edhe nga zyrtarët e Unviersitetit të Gjakovës, por deri me tani një gjë e tillë ka qenë e pamundur. E kontaktuar nga radioja jonë, Qendresa Bardhoshi, zyrtare për marrëdhënje me Publikun në Universitetin e Gjakovës, ka thënë se e vetmja gjë që mund të konfimrohet është përzgjedhja e dekanëve të irnjë, ndërsa për emrat, ajo ka thënë se oponioni do të njoftohet më vonë, pasi këta emra të jenë zyrtarizuar në pozitat e përzgjedhura.