Projekti për ndriqimin publik, zënvendësimi i tij me sistem efiqent
Duke pas parasysh gjendjen jo të mirë në ndriçimin publik të Komunës së Gjakovës si në shpenzime, mirëmbajtje dhe mungesë të ndriçimit, kreu komunal ka vendosur që ndriçimin aktual publik të zëvendësojnë me sistemin efiqent të ndriçimit i cili do të ndikon në, kursimin të energjisë elektrike, uljen e kostos së mirëmbajtjes, mbulimin 100 % të hapësirave ku ka nevojë për ndriçim si dhe në Reduktim të ndotjes së ambientit.
Në anën tjetër në këte mënyrë komuna përmbushë obligimin që ka Kosova ndaj Traktatit të Komunitetit të Energjisë në të cilin është zotuar në arritjen e cakut përmes kursimit të energjisë dhe prodhimit të energjisë së ripërtërishme.
Ky projekt është prezentuar në Konferencën e Investitorëve në Gjakovë, dhe pritet të gjënë mbështetje adekuate. Ndryshe, në bazë të analizave të kryera për ndriçimin publik në Komunën e Gjakovës ka rezultuar një gjendje jo e mire në rrugët e qytetit, ku infrastruktura e ndriçimit është e vjetruar dhe llambat kanë kapacitet të madh të konsumit të energjisë elektrike, ndërkohë që edhe mirëmbajtja është shumë e kushtueshme.










