.
Published On: Sat, Aug 8th, 2015

Vera i sjell gjallërinë Gjakovës

Share This
Tags

parku-qenderDitët e verës duket se kanë sjellë një gjallëri më të madhe në qytetin e Gjakovës. Ndonëse muajt e kaluar, kanë qenë muaj të rëndë, veçanërisht në aspektin ekonomik e financiar, situata tashmë i është kthyer normalitetit dhe në këtë kohë edhe relaksimit e pushimit.

Në gjallërimin e jetës gjatë këtyre ditëve kanë ndikuar shumë faktorë, por ndër më kryesorët është ardhja e bashkatdhetarëve, si dhe riaktivzimi dhe hapja e shumë lokaleve hoteliere në Çarshinë e madhe dhe në platonë e Namazgjahut.

Sipas qytetarëve ditëve të fundit në Gjakovë është krijuar një ambient i mirë për shëtitje, pushim e argëtim, por megjithatë nevojiten edhe disa plotësime apo angazhime shtesë, në mënyrë që gjendja të jetë edhe më e mirë.

Sipas tyre, nevojitet një prezencë më e madhe e policisë në rrugët e qytetit pasi shpejtësia dhe manovrimet e ndryshme të veturave janë evidente dhe kjo po paraqet rrezik për këmbësorët, veçmas për fëmijët.

Po ashtu, qytetarët thonë se edhe gjendja e ambientit lë për të dëshiruar, prandaj kërkojnë nga organet komunale dhe kompania “Çabrati”, që ta pastrojë më shpesh dhe më mirë qytetin e Gjakovës, veçanërisht qendrën e tij.