Në Gjakovë do të mbahet Kampionati Evropian i Shahut
Në kuadër të përgaditjeve për kampionatin individual evropian të shahut i cili vitin e ardhëshëm do të zhvillohet në Kosovë, në Gjakovë, e cila është nikoqire e kësaj ngjarje të madhe sportive, kanë qëndruar njerëzit udhëheqës të Federatës së Shahut të Kosovës.
Qëllimi i kësaj vizite ishin përgaditjet për organizimin e këtij eventi sportiv, i cili do të mbledhë elitën e shahistëve evropian. Detale rreth organizimit të kampionatin individual evropian të shahut ka prezentuar kryetari i Federatës së shahut të Kosovës Nysret Avdiu
Duke folur në emër të nikoqirit anëtari i Qeverisë komunale, Bekim Ermeni, shahist dhe kryetar i Klubit Vllaznimi ka thënë se vet sistemi i garave garanton pjesëmarrjen e shahistëve më të mirë të kontinentit të vjetër.
Duke u përgjigjur në pyetjen pse është zgjedhur pikërisht Gjakova, për një organizim të till evropian, kryetari i Federatës së shahut të Kosovës, Nysret Avdiu, ka thënë se përmes këtij organizimi synojmë edhe organizime tjera në nivel botëror
Një gjë është e sigurt, mesi i muajit maj të vitin të ardhëshëm është koha kur Kosova dhe Gjakova do të jenë në qendër të vëmendjes të shahistëve nga mbarë globi.










