.
Published On: Mon, Aug 10th, 2015

Zhvillimi ekonomik i Gjakovës, po mbetet peng i nivelit qëndror

Share This
Tags

gjakova-rrethi-kazermaKomuna e Gjakovës, konkretisht zhvillimi ekonomik i saj, po vazhdon të mbetet peng i nivelit qëndror, në veçanti qeverisë së Kosovës, insitucion i cili në vazhdimsi po injoron disa procese mjaft të rëndësishme që pritet dhe duhet të ndodhin në Gjakovë.

Zona e lirë ekonomike, zona industrilae dhe funksionimi i Aeroportit të Gjakovës janë 3 nga neglizhimet më të mëdha të nivelit qëndror, neglizhime të cilat e kanë bllokuar pothuajse në tërësi komunën e Gjakovës. Zyrtarët komunal, përfshrië këtu edhe kryetaren e komunës disa herë dhe në forma të ndryshme kanë kërkuar nga niveli qëndror që të lëvizë në zhbllokimin e situatës, por një gjë e tillë as që ka filluar të ndodhë.

Nga ana tjetër, zyrtarë të nivelit qëndror janë treguar memec rreth kësaj teme. Në disa deklarata për media, ata, përfshirë edhe kryeministrin Isa Mustafa kanë thënë se edhe këto kërkesa të komunës së Gjakovës do të realizohen, por pa dhënë ndonjë afat konkret për realizimin e tyre.