Diçka e mirë po vjen për Rininë e Gjakovës

Foto ilustruese
Plani i Veprimit Lokal për Rini në Gjakovë, si një strategji gjithëpërfshirëse për të rinjtë e komunës që nënkupton politikën lokale për rininë për periudhën 2013-2016 dhe i cili është aprovuar në mbledhjen e Asamblesë komunale. Ky plan synon që të përmirësojë gjendjen e të rinjve, duke përfshirë pjesëmarrjen e tyre në institucionet lokale, qeveritare dhe joqeveritare.
Lidhur me këte Meriton Ferizi, drejtor i Drejtorisë komunale për Kulturë, Rini dhe Sport, ka thënë se përmes këtij plani ndër të tjera synohet të bëhët identifikimi dhe përmbushja e nevojave të të rinjëve duke gjetur mënyra dhe mekanizma për pjesëmarrjen e të rinjve në procesin e vendimmarrjes.










