Dy rrugë dhe një urë janë inauguruar sot në Gjakovë

Projekte këto që u tha të jenë me mjaft rëndësi për banorët e lokacioneve konkrete por edhe për tërë qytetarët e Gjakovës në tërësi.
Me investim rreth 100 mijë euro nga buxheti komunal, është asfaltuar rruga “Naim Lata” në Bllokun e Ri, rruga “Mit’hat Frashëri” në lagjen e Çabratit si dhe është renovuar në tërësi “Ura e Taphaneve”.
Në ceremonitë e inaugurimit të këtyre 3 projekteve ka marrë pjesë edhe kryetarja e komunës Mimoza Kusari – Lila, e cila ka thënë se komuna në vazhdimsi po angazhohet që të krijojë kushte sa më të mira për qytetarët dhe atë jo vetëm në planin infrastrukutor, por edhe në atë ekonomik e zhvillimor.
Kusari – Lila ka shtuar se “Ura e Taphanes” do të ketë një rol kyq në lidhjen e pjesës së re me pjesën e vjetër të qytetit, në të njejten kohë do të ndikojë shumë edhe në eleminimin e tollovive në komunikacion në shumë rrugë rreth e përqark lokacionit të kësaj ure.
Ndërsa, për dy rrugët tjera, ajo ka thënë se ato tash e tutje do të ndikojë në përmisimin e dukshëm të jetës së banorëve që do t’i frekuentojnë çdo ditë. E të kënaqur me këto projekte janë shprehur edhe banorët përfitues, të cilët e kanë falenderuar komunën për investimin e bërë.










