.
Published On: Tue, Aug 11th, 2015

Mustafa: janë në proces të përfundimit kërkesat e komunës së Gjakovës për Zonën e Lirë Ekonomike dhe Zonën Industriale

Share This
Tags

Isa Mustafa ne GjakoveGjatë qëndrimit të tij në Gjakovë, kryeministri i Kosovës Isa Mustafa ka thënë se janë në proces të përfundimit kërkesat e komunës së Gjakovës për Zonën e Lirë Ekonomike dhe Zonën Industriale si dhe ajo për funksionalizimin e Aeroportit të Gjakovës.

Duke ju përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në këtë drejtim, Mustafa ka thënë se për Zonën e Lirë Ekonomike dhe Zonën Industriale ka mbetur të zgjidhen disa probleme pronësore, të cilat do të zgjidhen me miratimin përzgjedhjen e bordit të AKP-së, ndërsa në të njejten kohë do të përzgjidhet edhe bordi i Aeroportit të Gjakovës, i cili edhe do të procedojë më tej me zhvillimin e aeroportit.

Ndryshe, ka rreth 1 vit që zyrtarët komunal në Gjakovë po kërkojnë realizimin e këtyre këresave, pasi sipas tyre me këto lëvizje do të mundësohet angazhimi konkret për zhvillimin ekonomik të komunës së Gjakovës. Sipas zyrtarëve lokal, me mos realizimin e këtyre kërkesave tash e një vit, qeveria e Kosovës e ka bllokuar zhvillimin e komunës së Gjakovës.