Nesër Ministri i Punëve të Brendshme në Gjakovë
Ministri i Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës, Skender Hyseni, nesër do të qëndroj për një vizit në Gjakovë. Siq njofton Zyra për Informim e Komunës së Gjakovës në Sallën e Kuvendit të Komunës së Gjakovës do të mbahet një takim në mes të Kryetares, Mimoza Kusari – Lila dhe Ministrit, Skender Hyseni, ku temë diskutimi do të jetë Çështja e sigurisë në Komunën e Gjakovës.










