.
Published On: Wed, Aug 12th, 2015

Shënohët “Dita Ndërkombëtare e Rinisë”

Share This
Tags

RiniaSot në Gjakovë shënohët “Dita Ndërkombëtare të Rinisë”. Në këte kuadër Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në bashkëpunim me Organizatat Rinore të Komunës dhe përkrahje të OSBE-së, misioni në Kosovë, kanë organizuar aktivitete me temë: “Vullnetarizmi”.

Në tryezën e zhvilluar me këte rast, përfaqëpsuesha e OSBE-së Biljana Petkova, vullnetarizimin e ka cilësuar si qësjtje themelore për zhvillimin e të rinjëve, fuqizimin e tyre, gjë e cila duhët të përkrahët nga të gjithë.

Në anën tjetër, udhëheqësi i sektorit të rinisë në Drejtorinë komunale në Gjakovë për Kulturë, Rini dhe Sport, ka vequar rendësinë e njohjës së punës vullnetare që bëjnë të rinjët

Në anën tjetër të rinjët pjesëmarrës të kësaj tryeze, kanë sjellur përvojnë e tyre për mënyrën e trajtimit të punës vullnetare në Kosovë dhe shtetet e Evropës Aktivitetet në kuadër të Ditës së rinisë do të vazhdojnë deri në ora 16, me q’rast para pallatit të kulturës do të shënohet një aktivitet tjetër ku do të shpërndahen broshura që kanë të bëjnë me sensibilizimin e vullnetarizmit.

Ndryshe, ktualisht, në Kosovë çështja e vullnetarizmit rregullohet pjesërisht me ‘Ligjin për Fuqizim dhe Pjesëmarrje të Rinisë‘, ndërkohë që shumë zëra se ky ligj është i pamjaftueshëm dhe nuk rregullon çështjen e vullnetarizmit në nivel vendi, meqë puna vullnetare sa i përket rinisë është e përfshirë në këte ligj, por kjo nuk vlen edhe për punën vullnetare të grupmoshave tjera.