.
Published On: Fri, Aug 14th, 2015

Donatorët nga mërgimi dhe Gjakova ndërtojnë një shtëpi për familjen Zenuni

Share This
Tags

ShtepiaKryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, sot  mori pjesë në inaugurimin e një shtëpie që gjendet në lagjen “Gecë”, që është në pronësi të familjes Zenuni. Kjo shtëpi e cila ndodhet në rrugën “Urim Bytyqi” është ndërtuar nga një donator, pasi ka konstatuar gjendjen shumë të rëndë financiare të kësaj familje. Ceremonia e inaugurimit solemn është bër në ora 12, ndërkohë që menjëherë pas kësaj, kryetarja Kusari-Lila  mori pjesë në fillimin e ndërtimit të një shtëpie tjetër në fshatin Ramoc, e cila do të ndërtohet nga i njëjti donator.