.
Published On: Fri, Aug 14th, 2015

Ka nisur realizimi i projektit për ndërtimin e stazave në rrugën e UÇK-së dhe në rrugën “Tirana”

Share This
Tags

gjakova-rrethi-kazermaNë kuadër të përpjekjeve për krijimin e një ambient më të mire për qytetarë, në komunën e Gjakovës ka nisur tashmë realizimi i projektit për ndërtimin e stazave në rrugën e UÇK-së dhe në rrugën “Tirana” vlera e të cilit projekt kap shumën prej afro 122 mijë euro.

Si jemi njohtuar nga Shkumbin Kastrati, brenda dy dite pritet të filloi shtruarja e kubëzave per dy staza ate të këmbësorëve dhe të biqiklistave të cilat, sipas drejtorit Kastrati do të kenë disnivel ndërkohë që do të jenë të ndara me një rrip të gjelbërt.

Ndërtimi i tërësishëm i këtyre stazave pritet të përfundoi kah mesi i muajit të ardhëshëm. Ndryshe realizimi i këtij projekti bëhët me bashkëfinancim me q’rast Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal do të participon me mjete financiare në vlerë prej 70 mijë euro, ndërsa Komuna e Gjakovës nga linja e bashkëfinancimit të Drejtorisë për Buxhet dhe Financa do të participon pjesën tjetër në vlerë prej 52 mijë euro.

Realizimi i këtij projekti pritet të përmirësoi dukshëm situatën e përgjithshme në këto rrugë shumë të frekuentuara në komunën e Gjakovës.