.
Published On: Fri, Aug 14th, 2015

Komuna nuk e ka harruar qështje për ngritjen e shtatores së heroit Fadil Hoxha në qendër të qytetit

Share This
Tags

komuna-gjkKanë kaluar disa vjet që nga vendimi për ngritjen e shtatores së heroit Fadil Hoxha në qendër të qytetit, por një shtatore e tillë ende nuk është vendosur.

Të pyetur rreth kësaj qështje, zyrtarë komunal kanë thënë se komuna nuk e ka harruar këtë qështje,  por vendosja e shtatores është shtyer për shkak të ndryshimeve urbanisitike që pritet të ndodhin në qendër të qytetit.

Në fakt, drejtoria komunale e Urbanizmit ka planifikuar që në qendër të qytetit, tek semaforët të ndërtojë një rreth rrotullim, me ç’rast i bije që rruga të kalojë në parcelën ku ishte planifikuar vendosja e shtatores.

Prandaj, me zgjidhjet e reja urbanistike po shikohet mundësia që shtatores t’i gjendet një tjetër lokacion. Jo-zyrtarisht është mësuar se kjo shtatore po planifikohet të ngritët në mes të rreth rrotullimit, por varësisht nga hapësira e mbetur ajo mund të ngritët edhe përbri objektit të PTK-së.

E tërë kjo do të dihet në momentet kur edhe do të fillojnë punët për ndërtimin e rreth rrotullimit. Ndryshe, ngritja e shtatores së heroit Fadil Hoxha ishte vendosur nga Asambleja komunale në legjislacionin e kaluar, por nga Asambleja e legjislacionit të ri ky projekt përkohësisht ishte lënë në sirtar, për faktin se pati ngjallur debat të ashpër në mes të partive politike dhe individëve në përbërje të Asamblesë.

Megjithatë, duke qenë se për një çështje të tillë tashmë është marrë një vendim, atëherë vendosja e saj mbetet thjeshtë çështje kohe.