.
Published On: Sat, Aug 15th, 2015

Inspektorët Komunal në teren për parandalimin e mallrave me afat të skaduar

Share This
Tags

komuna-gjkZyrtarët e Drejtorisë komunale për Punë Inspektuese në Gjakovë, gjatë këtyre muajve të verës janë të angazhuar në parandalimin e ofrimit të qytetarëve, mallëra me afat të skaduar apo mallë me cilësi të dyshimtë, ndërkohë që në mënyrë permanente është duke u kontrolluar edhe mishi nëpër therrtore si dhe malli tjetër ushqimor nëpër qendra dhe dyqane tregëtare.

Mentor Sylmetaj, drejtor për Radio Gjakovën ka thenë se, problem në vehte gjatë punës inspektuese paraqesin shitësit ambulantorë, të cilët mallin e tyre e ekspozojnë në trotoare, ndërkohë që pos shmangëjes së obligimeve për shitjën e mallit të tyre ata ndikojnë drejtëpërsëdrejti në uzurpimin e rrugës për këmbësor të cilët janë të detyruar të ecin në rrugën e paraparë për automjete.

Kur është fjala tek shfrytzimi i hapsirës publike, kryeinspektori komunal Sylmetaj, ka vequar ndërhyrjën arbitrare të Ministrisë së Tregëtisë dhe Indistrisë, gjë e cila ndikon dukshëm në mos rrespektimit e rregullorës përkatëse komunale.

Ndryshe, gjatë këtyre ditëve me vapë, sipas drejtorit Sylmetaj, punonjësit e inskecionit në vazhdimësi janë duke e kontrolluar edhe ujin nëpër pishina, për të parandaluar kështu paraqitjën e infekcioneve të ndryshme