.
Published On: Tue, Aug 18th, 2015

Është bërë inaugurimi rrugës në fshatin Ponoshec

Share This
Tags

Rruget e rejaNë kuadër të  realizimit të projekteve në pjesët rurale të komunës së Gjakovës, sot është bërë  inaugurimi  rrugës në fshatin Ponoshec. Bëhët fjalë për asfaltimin 4 segmenteve  të kësaj rruge në gjatësi prej rreth 850 metra, për të cilat  komuna e Gjakovës përkatësisht Drejtoria e Shërbimeve Publike ka investuar 50 mijë euro.

Pos kësaj në këte fshat  të rajonit të Rekës së Keqe, sot është bërë edhe inaugurimi i fillimit të punimeve për renovimin e tërësishëm të varrezave të dëshmorëve përkatësisht martirëve të këtij fshati. Në solemnitetin e organizuar me këte rast, kryetarja e komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, ka thenë se investimet në infrastrukturën  në pjesët rurale të qytetit, mbetet një nga preokupimet e kreut komunal

Varrezat Ponoshec Në anën tjetër, duke falenderuar për punën e bërë, përfaqësuesi i fshatit Ponoshec, Hysni Ademaj, është shprehur i bindur se investimet në këte anë do të vazhdojnë edhe gjatë vitit të ardhëshëm

Ndryshe, kur është fjala tek projektet kapitale në rajonit të Rekës së Keqe,  veqohët projekti për ujin e pijshëm projekt ky i cili pritet me padurim nga  banorët e fshatrave të kësaj ane  të cilët kanë probleme të mëdha në këte drejtim dhe i cili  planifikohët  të realizohët gjatë vitit të ardhëshëm.