.
Published On: Wed, Aug 19th, 2015

Kanë rifilluar punimet për rregullimin e sheshit “Ali Podrimja”

Share This
Tags

sheshi Ali PodrimjaPas një ndërprerje më shumë se një vjeqare, kanë rifilluar këto ditë punimet për rregullimin e sheshit “Ali Podrimja”, shesh që gjendet në afërsi të Shkollës së Parë Shqipe dhe Shkollës së Muzikës “Prenk Jakova”.

Sipas zyrtarëve komunal, tashmë është siguruar buxheti i cili do të mundësojë që ky projekt të shkojë deri në fund, duke bërë kështu që Gjakova përfundimisht ta ketë një ambient modern që mund të përdoret për shumë aktivitete veçanërisht ato kulturore.

Aktualisht është duke u punuar me intensitet të lartë në përmbylljen e të gjitha punimeve, ndërsa jo zyrtarisht është mësuar që inaugurimi i këtij sheshi pritet të bëhet me 28 gusht, në ditëlindjen e 73 të poetit.