Ndërmarrjës Komunale për Bartjën e Mbeturinave “Qabrati” në Gjakovë bëhet me Dretoreshë
Pas një periudhe të gjatë me ushtrues të detyrës së drejtorit, më në fund është zgjedhur njeriu i pare i Ndërmarrjës Komunale për Bartjën e Mbeturinave “Qabrati” në Gjakovë.
Në pozitën e drejtorit të kësaj kompanie është emëruar Nora Efendia – Gola, me profesion agronome e cila ka të kryer edhe studime master në fushën e menagjimit të agrobiznesit, ndërkohë që para ardhjës në krye të kësaj ndërmarrje ka punuar në Helvetas- Svis Interkorporejshën, në projektet për punësimin e të rinjëve dhe hortikulturë.
Drejtoresha Gola ka thenë se synimi i saj kryesor është ngritja e cilësisë së shërbimeve pastaj rritja e inkasimit si dhe vendosja e ndërmarrjës në një shkallë më të lartë të performances. Ndryshe, deri në emërimin e saj në pozitën e drejtoreshës së “Qabratit” në pozitën e ushtruesit të detyrës së drejtorit në këte mjedis, janë ndërruar disa persona me përgaditje të ndryshme shkollore.










