.
Published On: Fri, Aug 21st, 2015

Medica Kosova ndimon nënat vet-ushqyese të Gjakovës

Share This
Tags

Medica Kosova TrajnimiOrganizata Medica Kosova në Gjakovë, me financim të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë,  është duke e realizuar projektin  “Perforcimi i rolit të nënave vet-ushqyese në influencimin e jetës shoqërore dhe politike”, i cili adreson statusin e nënave kryefamiljare, të prekura nga lufta si dhe peshën e mirëmbajtjes së familjes për mbijetesë.

Si bëjnë të ditur në këtë organizatë, projekti ka filluar vitin e kaluar, për të perfunduar në pranverën  e 2016-tës, me perfshirjen dhe mështetjen e 120 nënave vet-ushqyese dhe mbi 50 vajzave adoleshente nga zonat rurale, për ngritjen e vetëdijes së tyre lidhur me të drejtat e nënave kryefamiljare, posaqërisht ato që kanë qenë viktima të dhunës gjatë luftës dhe nevoja për përkrahjen e tyre nga ana e familjes.

Në fakt projekti synon rehabilitimin psikosocial të kesaj kategorie të grave, në aspektin e përpunimit të traumës së luftes, fuqizimin e tyre për t’ju çasur pronave dhe të drejtave të tjera ligjore si dhe ngritjen e kapaciteteve të tyre për t’u organizuar si shoqatë nënash vet-ushqyese, në mënyrë që të mobilizohen për të adresuar nevojat e tyre në nivelin shoqëror dhe institucional.

Ndryshe, kjo është temë e bisedës së sotme në emisionin “Takimi në mesditë”, të cilën, redaktorja jonë Shpresa Qarkaxhija do ta zhvillojë me drejtoreshën ekzekutive të Medika Kosovës, Veprore Shehu si dhe njërën nga  përfitueset e projektit, Hajrije Bajrami nga fshati Osek Hilë, nënën vet-ushqyese  të 6 fëmijeve, të cilët i mbanë kryesisht me shpeztari.