.
Published On: Thu, Aug 27th, 2015

Po vazhdon procesi zgjedhor për kompletimin e stafit drejtues në Unviersitetin “Fehmi Agani”

Share This
Tags

univers-gjk-fehmi-aganiProcesi zgjedhor për kompletimin e stafit drejtues në Unviersitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë është duke u përciellur me telashe të shumta. Zgjedhja e katër anëtarëve të rinjtë të Këshillit Drejtues që është bërë nga Senat me datën 6 gusht është përciellur me shumë ankesa dhe pakënaqësi nga disa dekanë, profesorë dhe nga Parlamenti Studentor.

Pas këtyre ankesave, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i përbërë prej 3- anëtarësh, me dy vota pro dhe një abstenim anuloi votimet për zgjedhjen e Anëtarëve të Këshillit Drejtues me arsyetimin se “në zgjedhje, propozim dhe votim, kanë marrë pjesë persona të paautorizuar.

Por ushtruesi i detyrës së Rektorit të Unviersitetit “Fehmi Agani”, Hasan Mujaj, ka bërë të ditur se mbledhja e Senatit për zgjedhjen e Këshillit Drejtues ka shkuar në rregull dhe se vendimi i KQZ-së për anulimin e këtyre zgjedhjeve është i paligjshëm. Mujaj, gjithashtu ka njoftuar se vendimi për anulimin e zgjedhjeve të anëtarëve të Këshillit Drejtues është shpallur inekzistent nga Bordi i Universitetit.

Lidhur me këtë, palët e përfshira në këtë proces janë ftuar në nëj takim nga ministri i arsimit Arsim Bajrami, i cili u ka kërkuar atyre që ta gjejnë një zgjidhje ligjore në një afat sa më të shkurtër.