.
Published On: Mon, Aug 31st, 2015

Kanë vazhduar edhe sot reduktimet e energjis elektirke

Share This
Tags

keds-Qytetarët e Gjakovës por edhe tërë Kosovës gjatë vikendit që e lam pas janë përballur me reduktime të ashpra të energjisë elektrike, reduktime të cilat po vazhdojnë edhe sot.

Operatori i transmisionit KOSTT përmes një komunikate ka njoftuar se mungesa e energjisë elektrike ka ardhur si pasojë e ndërprerjes së prodhimit në bllokun B1 të KEK-ut, ndërprerje e cila është bërë pa planifikim paraprak dhe pa paralajmërim.

Sipas komunikatës së KOSTT-it Kosova është duke u përballur me mungesë prej më shumë se 260 Megavat në orë të energjisë elektrike, mungesë kjo shumë e madhe marrë parasysh limitet në mbulimin e devijimeve për shkak të proceseve në KOSTT si dhe pamundësinë për të importuar në afat të shkurtë kohor.

Mësohet se KEDS nga orët e hershme të mëngjesit është duke bërë të pamundurën që të importojë energjinë e mjaftueshme për furnizim, sidoqoftë, ky proces është i vështirë dhe kërkon kohë dhe përfundimisht varet nga sasitë e disponueshme të energjisë elektrike në rajon që janë të limituara gjatë ditëve të verës.

Zyrtarët premtojnë se më së largu në orën e pasdites KEDSO dhe KESCO do të importojnë gjithë energjinë e gatshme në rajon dhe shpresojmë që kjo do të mbulojë kërkesat e konsumatorëve andaj edhe luten te gjithe ta kursejne në maksimum energjinë elektrike. Në anën tjetër, nga KEK jemi informuar që janë duke bërë të pamundurën që të kthejnë njësinë B1 në prodhim sot në mesnatë, edhe pse ishte e planifikuar që kjo njësi të kthehej dje.