Zjarrfikësit apelojnë tek qytetarët për kujdes me zjarret
Temperaturat e larta pothuajse tropikale, kanë determinuar një syqeltësi dhe gadishmëri më të lartë të Brigadës së Zjarrëfikësve në Gjakovë e cila vepron në kuadër të Drejtorisë komunale për Mbrojtje dhe Shpëtim në Gjakovë. Si jemi informuar nga Pashtrik Xërxa, komandantë, zjarrfikësit e kësaj brigade gjatë muajit të sapopërfunduar, kanë intervenuar në 73 raste të ndryshme të shuarjës së zjarrit.
Numri më i madhë i intervenimeve, gjithësejt 19 kishte të bëjë me djegjen e pyjeve, gjë e cila ka qenë karakteristike edhe gjatë viteve të kaluara, kur është humbur një sasi e madhe e pasurisë pyjore, ndërkohë që në 17 raste ka qenë numri i intervenimeve të shkaktuara nga djegëja e barit. Kur është fjale tek zjarrët e shkaktuara në objekte banimi, brigada e zjarrëfiksve në Gjakovë, gjatë muajit gusht ka intervenuar në shuarjën e zjarrit në gjithësejt katër shtëpi.