7 shtatori përvjetori i 25-të i kushtetutes se Kaqanikut
Në ditën e sotme të vitit 1990 delegatët e Kuvendit të atëhershëm të Kosovës, që kishin shpallur Deklaratën e Pavarësisë më 2 korrik të atij viti, e formalizuan këtë deklaratë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
Hartimi i Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe shpallja e saj nën tytat e okupimit serb ka qenë një sakrificë dhe guxim i madh, i 190 deputetëve të Kuvendit të atëhershëm të Kosovës. Nga protagonistët e miratimit të saj, 7 shtatori është cilësuar si identitet i historisë së re të Kosovës.
Për nder të kësaj dite sot mbahet një manifestim në Kaçanik. Manifestimi mbahet nën patronatin e kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli dhe në bashkëpunim me Komunën e Kaçanikut. Manifestimi mbahet në Pallatin e Kulturës “Xheladin Kurtaj” në Kaçanik, duke filluar nga ora 17.










