.
Published On: Tue, Sep 8th, 2015

Teatrit Profesionist i Gjakovës së shpejti hapë sezonin e ri

Share This
Tags

teatri-shfaqjeKëshilli Artistik i Teatrit Profesionist të Gjakovës, në bashkëpunim edhe me regjisoren Zana Hoxha–Krasniqi, janë duke punuar në përzgjedhjen e një shfaqje teatrale e cila do ta hapë sezonin e ri të këtij institucioni artistik.

Menaxhmenti i teatrit është përcaktuar që të jetë pikërisht regjisorja Hoxha–Krasniqi e cila do ta bëj regjinë e kësaj shfaqje, ndërsa ajo qysh në fillim është përcaktuar që shfaqja e parë për këtë sezon të jetë nga zhanri i komedisë.

Se cila do të jetë kjo komedi, regjisorja Hoxha – Krasniqi nuk është përcaktuar ende, por ajo ka bërë të ditur se po punohet që kjo shfaqje të jetë mjaft cilësore dhe e pëlqyeshme nga publiku.

Nëse gjithçka do të shkojë në rregull me këtë organzim, atëherë premiera e parë për këtë vit artistik pritet të ipet në gjysëm të muajit tetor, eventualisht në ditët e para të muajit nëntor.

Ndryshe, për shkak të problemeve tashmë të njohura me mungesën e mjeteve financiare, Teatri po obligohet që planifikimin e premierave ta bëj një nga një, duke mos pasur mundësi që ta ketë një planifikim vjetor.