.
Published On: Wed, Sep 9th, 2015

Përfaqësues të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim qëndruan në Gjakovë

Share This
Tags

berzhPërfaqësues të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim së bashku me përfaqësues të ministrisë së Infrastrukturës, kanë qëndruar dje në Gjakovë. Qëllimi i visitës ka qenë njoftimi me planet dhe projektet e komunës për zgjerimin e rrugëve në drejtim të Pejës dhe Prizrenit.

Sipas Mustafë Krasniqit, këshillëtar i ministrit të Infrastrukturës Lutfi Zharku, kjo ministri ka kërkuar ndihmë financiare tek Berzhi për realizimin e disa projekteve, në mesin e të cilave edhe zgjerimin e rrugës Pejë–Gjakovë–Prizren.

Sipas tij, përfaqësuesit e BERZH-it tashmë kanë ardhur në Kosovë për të parë nga afër mundësitë e investimit në këto projekte. E gjatë këtij takimi, mysafirët janë njoftuar nga zyrtarët komunal se komuna e Gjakovës i ka të gatshme projektet të cilat i kanë prezentuar para tyre

Projektet për unazen e madhe të qytetit, që lidh daljet e qytetit nga drejtimi i Pejës dhe Prizrenit, ku përfshihet edhe dalja në drejtim të Prishtinës. Sipas projektit, traseja e re devijohet nga fshati Osek Pashë, përskaj aeroportit të Gjakovës e deri në fshatin Qerim, ku lidhet me magjistralen Gjakovë–Klinë.

Nga kjo pikë, traseja kalon nëpër rrugën ekzistuese deri tek lokacioni “Pika e Zezë”, për të devijuar majtas paralel me rrugën “Tirana”, deri në afërsi të urës së Nakarades, në magjistralen Gjakovë–Prizren. Eksperët e BERZH-it janë shprehur mjaft të kënaqur duke shtuar se projektet e gatshme të komunës do të jenë lehtësim për realimin e tyre.